25 Shtator, 2019

Besnik Krapi publikon videon nga pushimet me Jonida Vokshin dhe “ankohet” publikisht: S’mu nda puna


Pas dasmës që mbajtën para disa ditësh në bregdetin shqiptar, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, kanë nisur muajin e mjaltit.

Edhe pse ata kanë vendosur që destinacionin që kanë zgjedhur për të pushuar ta mbajnë të fshehtë, çifti herë pas here publikon foto në rrjetet sociale.

Së fundmi, aktori ka publikuar një video ku shfaqet moderatorja teksa bën një zhytje si një profesioniste. Ka qenë pikërisht ai që e ka filmuar dhe me shaka shkruan se “as në pushim s’ju nda puna”.

Kështu, Besniku tregon se po merret sërish me xhirime, por kësaj here bëhet fjalë të filmojë vetëm bashkëshorten e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al