10 Nëntor, 2017

Bes Kallaku zbulon sekretin e Xhensilës: Ajo nuk i ka më qejf koncertet e muzikën…


Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u martuan këtë verë në një ceremoni interesante ku nuk munguan detajet e bukura, dedikimet e dashurisë dhe të ftuarit VIP. Duket se pas dasme dhe pas muajit të mjaltit në disa vende piktoreske, Xhensilën e kemi parë më pak aktive në media apo edhe në karrierën e saj muzikore sesa dikur. I ftuar në ‘Wake up’ Besi iu përgjigj interesit se si po shkon marrëdhënia e tyre dashurore tani që janë të martuar.

“Nuk ka ndryshuar asgjë. Normal e kam vënë Xhensilën të gatuajë dhe sa vij nga palestra në mëngjesin e preferuar, djathë, domate dhe vezë të skuqura”, u shpreh Besi.

“Në fakt dua të them një sekret të Xhensilës: ajo nuk i ka më qejf koncertet dhe muzikën, më ka thënë që është gati për një fëmijë – tha Besi – që vijoi më pas me batutat e tij – Po punojmë, pastaj janë punët e Zotit. Por edhe ne po punojmë” deklaroi Besi. Pas kësaj deklarate kaq premtuese të Besit duket se së shpejti do të kemi të reja interesante.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al