19 Shkurt, 2018

Bes Kallaku “u vjedh” aparatin fotografik turisteve, ja si reagojnë ato (VIDEO)


Një prej roleve më të suksesshme të aktorit Besart Kallaku bë spektaklin e humorit “Portokalii”, padyshim që ka qenë “skifteri”, hajduti i famshëm.

Ndërkohë postimi i tij i fundit në “Instagram” ka qenë një ndër më komikët, pasi Kallaku ka krijuar një skenë të vërtetë. Ai dhe bashkëshortja e tij Xhensila momentalisht ndodhen në Itali dhe në një shesh, disa turiste mesa duket i kanë kërkuar aktorit t’u bënte një foto.

Ky i fundit, ndërkohë që po mbante aparatin për të bërë foton, në një moment ia ka mbathur, duke i bërë vajzat të mendojnë se ua vodhi aparatin fotografik.

“Nooo… Sa ka bërtit e shkreta, kujtoi se i ika… (Kur turistët të japin aparatin t’i bosh i foto, por t’u ka bo ves e ikmja me vrap).”-ka shkruar me humor Besi në përshkrimin e videos, ndërsa në fund të saj shihet edhe Xhensila duke qeshur.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al