11 Qershor, 2019

Bes Kallaku me një film të ri: Kam mbi 2 vite me të cilin po punoj (FOTO)


Vetëm pak ditë më parë u mësua se dy aktorët e njohur të humorit, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, do të vinin me një projekt kinematografik.

Nga të dhënat e para u tha se “Loku Film”, ishte kompania që Besi do të realizonte filmin dhe se do të ishte i zhanrit komedi.

Por ditën e sotme, Kallaku ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram” titullin e komedisë, “Falco”. Duket se “Skifeteri” po rikthehet fuqishëm tani që jemi edhe në periudhë fushate.


“Coming soon. Një projekt që ka mbi 2 vite me të cilin po punoj.  Filmi: Falco.  Zoti ju rujt ër ejjjj”, shkruan Besi bashkëngjitur me foton e publikuar në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al