20 Nëntor, 2018

Bes Kallaku feston ditëlindjen, Xhensila bën dedikimin emocionues si dhe ka një ankesë (FOTO)


Aktori i humorit Bes Kallaku feston sot 33-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje do të jetë mjaft e veçantë për të, pasi e feston për herë të parë si baba.

Bashkëshortja e tij, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhenisla Myrtezaj ka bërë një dedikim për Besin në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaqen të dy, dhe i ka shoqëruar me një mbishkrim mjaft të bukur kushtuar bashkëshortit të saj. Nëpërmjet këtij postimi, këngëtarja shpreh dashurinë për Besin, duke thënë se pa të nuk mund të jetë asgjë dhe dëshiron që ta kalojnë çdo ditë të jetës bashkë.

Por Xhensila ka edhe një “ankesë” për Bes Kallakun. Ajo shprehet se vajzat e shtëpisë duan që ai të kalojë më shumë kohë me to dhe më pak me punën.

 

View this post on Instagram

 

Cfar jam pa ty? Asgje. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne cdo hap te jetes time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet ton. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume. @bes_kallaku

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on


“Cfar jam pa ty? Asgje. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne cdo hap te jetes time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet ton. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume”, shkruhet në postimin e saj në “Instagram”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al