7 Korrik, 2018

Berisha, Basha dhe Kryemadhi mbyllen bashkë te selia e PD-së


Kjo e enjte ka qenë një ditë e pazakontë për Parlamentin. Meqë kalonte ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, jashtë sallës së Parlamentit kishte protestues, të cilët e kundërshtonin shembjen.

Megjithatë, maxhoranca, me shumicën e kartonave, arriti ta kalojë ligjin. Opozita, që votoi kundër, hodhi kartonat e kuq në drejtim të Kryeministrit dhe doli përjashta për t’u bashkuar me protestuesit. Ndërkohë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u drejtuan te selia e PD-së, për të folur për aksionin opozitar të radhës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al