24 Maj, 2019

Bëri bujë me skenën e masturbimit në skenë, aktorja e divorcuar me tre fëmijë rrëfen jetën e vështirë: Mentaliteti ka qenë i ashpër


Aktorja Arjola Demiri, emri i së cilës u lakua nga të gjitha portale, pas skenës së masturbimit në monodramën “Dashuritë e Virgjëreshës Madalenë”, ku aktorja luante personazhin e Madalenës, e ka cilësuar atë si normale dhe të pranueshme për çdo aktor.

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, aktorja, e lindur dhe rritur në Tropojë, nëna e tre fëmijëve tregoi edhe detaje nga jeta e saj si dhe vështirësitë pas divorcit, por edhe fëmijërinë e vështirë në qytetin e lindjes.

Ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë, siç është e vështirë të rritesh në çdo cep të Shqipërisë. Sidomos periferitë janë të vështira, janë zona shumë të vështira për vajzat. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi në orën një e gjysmë pas mësimit, nuk do dilje jashtë të luaje, erdhi 97’…Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”, përfundoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al