19 Korrik, 2018

Bëri audicion që 16 vjeç për në “Top Channel”, moderatori publikon videon që nuk e pranuan


Emisioni për zbulimin e talenteve të reja “Top Talent” startoi mbrëmë në “Top Channel”. Pjesë e jurisë është edhe moderatori Kelvi Kadilli i cili në fillim të emisionit publikoi një video mjaft interesante.

Në video shihet Kelvi teksa merrte pjesë në audicionet që zhvilloheshin për moderatorë të “Top Select”. Në atë kohë ai ishte 16 vjeç.

I veshur me një këmishë rozë dhe një palë xhinse blu, Kelvi duket mjaft simpatik dhe sigurisht i shkathët, siç e njohim sot.

“Viti 2006, e ëmbla 16. Audicionet e ‘Select’ në Top Channel Albania. S’më pranuan dhe bënë mirë!”, shkruan Kelvi duke dhënë mesazhin se nuk duhet të dorëzohesh për ëndrrat e tua.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al