2 Tetor, 2017

Bëm baba të të ngjaj, djali i Majk një reper i vërtetë


 

Që Roani do bëhet një çun i shkathët për këtë nuk ka dyshime, pasi që i vogël i tillë ishte, si çdo fëmijë në atë moshë që nuk pushon së na mahnituri teksa nga dita në ditë na njeh me diçka të re.

Vogëlushi i reperit nga Kosova Majk dhe i bukuroshes Majlinda duket edhe një fëmijë shumë fotozhenik. Në një foto të publikuar ditën e sotme në Instagram , Majlinda na njeh me Roan që duket veç të tjerash si një reper i vërtetë.

Si një reper i vërtetë ka bërë një nga ato veprimet e sharjes me gishta. Majk e ka thënë qëkur djali ishte i sapolindur , se ai në të ardhmen do të bëhet reper dhe kjo foto na e konfirmon më së miri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al