8 Dhjetor, 2021

“Bëjnë 800 euro ato këpucë”/ ‘Nxehen gjakrat’ në Big Brother, Antonela reagon e revoltuar: Ça është kjo punë, duhet me dal prej shtëpisë…


Pas spektaklit të “Big Brother Vip”, në dhomën e grimit ka ndodhur një debat midis Antonela Berishës dhe Monika Lubonjës. Shkak u bënë një palë kepucë të ish- konkurrentes së “Per’puthen” që aktorja i shtyu, siç tha ajo pa qëllim të keq.

Ndërkohë që Einxheli dhe Antonela po flisnin bashkë, Monika futet mes tyre dhe shtyn këpucët e Antonelës. Kjo gjë e acaroi shumë Antonelën, e cila nisi t’i bërtiste Monikës. Dhe pse artistja i kërkoi të falur, ajo prapë nuk u qetësua. Ndërkohë, Einxheli ndërhyri mes tyre për ta mos vazhduar më debatin.

Pjesë nga debati:

Antonela: Monikë, më fal bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po shkel me këmbë.

Monika: Jo, unë nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Po si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë, si shkelen gjerat e tjetrit kështu.

Monika: I shtyva…

Antonela: I shtyve? Me këmbë?

Monika: Po.

Einxhel: Hë moj se nuk ta bëri me qëllim.

Antonela: E kuptova, por po e them që më bezdisi, se ose duhet vetëm me e mbyll gojën ose me dal prej shpie që me qenë në rregull të gjithë.

Monika: Mirë, në rregull, më fal.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al