1 Dhjetor, 2018

Befason moti në dhjetor, ja sa do shkojnë temperaturat. Parashikimi


Muaji i fundit i vitit nis me kthjellime dhe vranesira kalimtare, pa perjashtuar edhe reshjet e shiut, ndonese keto parashikohet te jene te pakta.

Meteoalb parashikon rritje te temperaturave ne fundjave, me shume gjate dites se neserme.

PARASHIKIMI SIPAS METEOALB 

MOTI NE VIJIM: fundjava paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremet Veri – Jug ku priten reshje të pakta dhe të izoluara. Temp. rriten me 2 – 3°C të shtunën, rritje më të ndjeshme sjell e diela.

Të njëjtat kushte të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dhe reshje të pakta e të izoluara, vijojnë mbi territor deri më dt. 5 – 6 dhjetor. Ditët e para të dhjetorit sjellin temperatura relativisht të larta, më e ndjeshme kjo gjatë mesditës kur maksimumi në rang territori ngjitet në 22°C ndërsa minimumet luhaten nga 2°C në zonat malore deri në 11°C, gjatë mëngjeseve në zonat bregdetare dhe të ulëta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al