13 Nëntor, 2017

Befason John Alite, mafiozi i penduar, poston këngët e reperit shqiptar


John Alite,  është shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC. Jeta e tij e bujshme nga i biri i një taksixhiu, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë është një histori plot dinamika.

John Alite në vitet 80’’ arriti të bëhej një nga personat më të besuar në këtë familje dhe në fund të bashkëpunoi me FBI-në.

Sot, pasi ka lënë pas të kaluarën prej mafiozi, shqiptari John Alite është autor i librit të famshëm “Rregullat e Gotit” si dhe një folës frymëzues për të rinjtë duke iu treguar atyre për rrugën e drejtë dhe se bota e krimit është e gjitha një miks tradhtish, vrasjesh dhe etje për pushtet. Alite nuk e ka mohuar kurrë se është shqiptar dhe krenar për këtë. Tatuazhi i tij me shqiponjën në krah është tregues po aq sa dhe shijet e tij muzikore.

Nga një vëzhgim i profilit të tij vumë re se John Alite ka postuar një nga këngët e Stresit “Mos u dorëzo” si një nga të preferuarat e tij.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al