11 Maj, 2019

Bebe Rexha ndihet e ofenduar nga shqiptarët, ka një mesazh për të gjithë: Unë e dua kulturën e vendit tim, por…


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Së fundmi ajo ka zbuluar se ndihet e ofenduar nga shqiptarët, të cilët bëjnë komente negative në postimet e saj.

Nëpërmjet disa “Instastoty”-ive, ylli i muzikës botërore me origjinë shqiptare ka pohuar se komentet më të ndyra në postimet në llogarinë e saj në “Instagram” rezultojnë të jenë nga shqiptarët.

Për këtë arsye, këngëtarja shqiptare shpërndan një mesazh sensibilizimi. Ajo dëshiron që shqiptarët të reflektojnë, të përkrahin dhe të ndihen krenarë për njëri-tjetrin.

“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse… a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin? Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë.  Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vend im… Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit”, shprehet Bebe Rexha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al