28 Maj, 2022

Bebe Rexha lajmëron verën me fotot e “nxehta” ku fokusi janë format e saj bombastike


Bebe Rexha është një emër i njohur tashmë në të gjithë botën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare përpos vokalit dhe karrierës së saj të suksesshme, jo pak herë tërheq vëmendjen në rrjet me linjat e saj të rrumbullakosura.

Së fundmi Bebe iu ka bërë me dije të gjithëve se vera tashmë ka ardhur. Një verë e nxehtë na pret, nëse do të bazohemi tek fotot “joshëse” të këngëtares.

Në fotot e bëra publike duket Rexha me stilin e saj të veçantë. Autorja e “Say my name” mban veshur një fund të shkurtër gold me një prerje jo të zakonshme, dhe një bluzë në nuancat e rozës. Lukun e ka kombinuar me një çantë të vogël dhe sandale me rripa.

“Vera është këtu,”- shkruan Bebe krahas fotove duke e shoqëruar me një ikonë me flakë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Ju kujtojmë që disa ditë më parë Bebe Rexha ka ndarë me fansat e saj një video të rrallë teksa shihet në çaste intime me të dashurin Keyan Safayari.

Në video shfaqet kineasti Keyan Safyari teksa përqafonte dhe puthte gjithë dashuri në qafë këngëtaren.

Çifti janë në lidhje prej më shumë se dy vite pas thashethemev që nisën që në mars të vitit 2020, kur ata u fotografuan në Los Angeles.

Gjashtë muaj pasi u panë së bashku, çifti duket se ishin shumë të lumtur së bashku madje Bebe i bleu Keyan një Ferrari për ditëlindjen e tij.
Marrëdhënia u konfirmua kur Bebe postoi një story në Instagram teksa ishte nën shoqërinë e tij.

Bebe pranoi, “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al