15 Prill, 2024

“BBVK” nën moderimin e Luizit dhe Arbanës ? Ish-banorja: Të gjithë Shqipërinë do e marrim për vete/ Moderatori: Kemi informacione, ti do të jesh opinioniste me…


Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura së fundmi ka dhënë një intervistë për “Shok Podcast”, ku ka folur më shumë për jetën e saj profesionale, duke treguar projektet që ka në të ardhmen.

E emocionuar modelja tregoi se tashmë po merret me një projekt që lidhet me “Big Brother”.

A është e vërtetë që Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani do të jenë moderatorët?”, e pyeti moderatori Xhulin duke shtuar dyshimet se këtë sezon dyshja do të prezantojnë spektaklin “Big Brother VIP Kosova”.

“I kemi disa informacione. Vetëm nëse e marrin Arbanën ‘Klani’ dhe je ti me Luizin”– vazhdoi gazetari.

Ndonëse një lajm i tilë nuk u konfirmuar nga ana e ish-banores, dyshimet u shtuan më shumë pasi ajo u shpreh se “të gjithë Shqipërinë do e marrim për vete Gazetari tregoi se ka marrë”.

 

Pjesë nga intervista:

Juliana: Xhulin do e shikoni më lart. Jam duke punuar diçka që shpresoj të shikoni në të ardhmen dhe lidhet me “Big Brother”

Gazetari: A është e vërtetë që Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani do të jenë moderatorët?

Juliana qesh

Gazetari: O Xhul unë e di që ti do të jesh opinioniste bashkë me Luiz Ejllin

Juliana: Çfarë di unë! (Qesh)

Gazetari: I kemi disa informacione. Vetëm nëse e marrin Arbanën “Klani” dhe je ti me Luizin

Juliana: Unë mendoj se të gjithë Shqipërinë do e marrim për vete. Mua më vjen shumë keq që Shqipërisë nuk do i lënë shumë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al