6 Maj, 2019

Bashkim Fino në ritet e tij të mëngjesit, kafe dhe “Panorama Sport” (FOTO)


Është një vend, të cilin deputeti i Partisë Socialiste e frekuenton shpesh. Bëhet fjalë për një bar në zonën e ish-Bllokut.

Aty, përveçse është një vend i frekuentuar nga njerëz të njohur, është gjithashtu edhe një pikë takimi mes dashamirësve të futbollit. Fino njihet edhe si i tillë, përveç dimensionit të tij si politikan.

Paparazzi ynë e ka fotografuar në një paradite me diell, teksa Fino po pinte kafe dhe po lexonte një gazetë.

Siç duket në foto, gazeta në kopertinën pas ka femra seksi gjysmë të zhveshura, por mos u keqkuptoni, është gazeta “Panorama Sport”, e cila në faqen e fundit, zakonisht vendos femrat seksi, të cilat përfliten apo kanë lidhje dashurie me sportistë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al