25 Shkurt, 2019

Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm italian i hedh gotën e ujit në fytyrë prezantueses së njohur (VIDEO)


Një moderatore italiane, Laura Cremaschi është përfshirë në një incident aspak të këndshëm, pasi donte që të bënte një foto me këngëtarin e famshëm Francesco Facchinetti.

Mediat italiane shkruajnë se ajo ndodhej duke darkuar në një restorant me miqtë e saj, kur vuri re se këngëtari italian ndodhej i ulur një tavolinë më larg.

Për këtë arsye, ajo vendosi që t’i kërkonte të bënin një foto. Laura i dha telefonin bashkëshortes së këngëtarit, Wilma Faissol për të realizuar foton.

Pasi bëri foton e parë prezantuesja i kërkoi që t’i bënte dhe një tjetër pasi kishte dalë keq. Sipas mediave vendase, ishte pikërisht ky momenti ku Wilma u zemërua dhe i tha se kishte gjithë natën që i ngacmonte bashkëshortin me shikim.

Ndërsa këngëtari i kërkoi bashkëshortes së tij që të largoheshin, kjo e fundit mori gotën e ujit dhe ia hodhi në fytyrë moderatores.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar vetë këngëtari, i cili nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” ka treguar versionin e tij. Ai shprehet se Laura i ka shkuar te tavolina e tij kur nuk ka qenë bashkëshortja dhe i ka kërkuar ndihmë që të bëjë sa më shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe ai i ka dhënë adresën e email-it të punës.


Ndërkohë Cremaschi ka shkuar së bashku me avokatin e saj te këngëtari i njohur dhe i ka kërkuar para. I nevrikosur, Francesco Facchinetti shprehet se nuk i intereson aspak nëse ajo do e denoncojë, por para nuk do të japë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al