29 Mars, 2023

Bashkëshortja e Harry Kane sërish shtatzënë! Ylli 29-vjeçar i futbollit do bëhet baba për herë të katërt


Harry Kane ka zbuluar se gruaja e tij Kate është shtatzënë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

Ylli i Anglisë publikoi lajmin në mediat sociale se ai dhe bashkëshortja do mirëpresin në jetë foshnje e tyre pas disa muajsh.

Në postimin e tij, 29-vjeçari publikoi një foto me Kate duke mbajtur në dorë testin e shtatzënisë.

“Të emocionuar që do presim fëmijën nr.4! Vjen së shpejti…”, shkroi ai.

Harry dhe Kane janë prindër të vajzave Ivy, gjashtë vjeç dhe Vivienne, pesë vjeç, dhe djalit Louis, dy vjeç.

Çifti u martua në vitin 2019 në një ceremoni luksoze buzë oqeanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al