6 Prill, 2019

Bashkëshortet e aktorëve të njohur sfidojnë vajzat Vip me sharmin e tyre (FOTO)


Në promovimin e filmit të zhanrit komedi “Dy gisht mjaltë” kanë qenë të shumtë pjesëmarrësit në natën e premierës. Si gjithmonë në këto raste, pjesa më e madhe e të ftuarve janë artistë.

Për të parë filmin dhe për të nderuar protagonistët, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata, prezent ishin edhe aktorët e njohur Erjon Isai dhe Eglein Laknori.

ErIoni ishte prezent thjesht për të shijuar filmin, ndërkohë që Egleini kishte një rol te “Dy gisht mjaltë”, madje shumë simpatik. Ai luante rolin e shoferit të një makine, ku aksidentalisht hipën çifti, i cili ishte nisur për muaj mjalti, por i ndryshuan planet.

Laknori luan rolin e shoferit që bezdis pasagjerët, por edhe me probleme me Policinë, e cila e ndiqte këmba-këmbës. Ndërkohë që me imazhin e dy djemve artistë tashmë jemi të familjarizuar. Erjoni luan çdo të dielë te “BE caffe”, ndërsa Egleini te “Duplex” çdo të shtunë.

Prandaj, më shumë se drejt tyre, kësaj here vëmendja shkoi te dy bashkëshortet e artistëve. Ajo që na ra në sy, ishte portreti i tyre i ëmbël, veshja plot stil dhe mbi të gjitha një pamje plot klas dhe pa asgjë të ekzagjeruar. Në botën e personazheve femra Vip, vështirë të gjesh sot një portret bio si i këtyre dy zonjave, që janë martuar me dy aktorë të talentuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al