6 Prill, 2019

Bashkë me protagonizmin, Rudina Hajdari sofistikon edhe veshjen


Rudina Hajdari, deputetja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nuk pranoi të dorëzojë mandatin ashtu siç bëri pothuajse gjithë Grupi Parlamentar ku ajo bën pjesë.

Këto ditë ajo ka qenë protagoniste në fjalimet e saj në Parlament, duke kritikuar politikën e 30 viteve, të majtë e të djathtë. Rudina, e cila në fillimet e saj në karrierën si politikane bënte mjaft lapsuse dhe shkaktonte edhe të qeshura te maxhoranca, tashmë ka marrë rolin e lideres së opozitës në Parlament dhe shpata e saj po pret majtas e djathtas.

Analistë të ndryshëm mendojnë se zonja Hajdari po punon sipas një axhende të vendosur nga ndërkombëtarët. Por bashkë me këtë protagonizëm në sallë, ajo që na bie në sy këto kohë është veshja e zonjës Hajdari.

Dikur me veshje të thjeshta që as binin në sy, tashmë ajo po spikat edhe me veshjen e kuruar në detaje, për ngjyrat, kombinimin dhe çdo gjë tjetër. Si duket, ajo po kërkon të komunikojë jo vetëm me fjalët, por edhe me pamjen, sepse tani ajo kërkon protagonizëm të plotë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al