29 Mars, 2018

Balerina e njohur shqiptare kërcim provokues në rrugët e Italisë


Prej disa muajsh Klaudia Pepa është vënë në qendër të mediave rozë, për shkak të fotove provokuese që poston në rrjetet sociale.

Këtë herë balerina e njohur shqiptare ka publikuar një video nga mëngjeset e saj. Aktualisht Klaudia ndodhet në Itali, ku po vijon karrierën e saj si balerinë.

Në videon e publikuar në “Instagram”, Klaudia shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër të zi, dhe krahëve ka hedhur një pallto të zezë.

Por këtë radhe balerina nuk ka provokuar me veshjen e saj. Me një kërcim provokues në rrugët e Italisë, Klaudia duket e pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve.

Por ashtu sikurse ndodh çdo herë, fotot dhe videot balerinës ia bën dikush, edhe pse ajo asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e personit.

Une matinée à Florence ?

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al