2 Korrik, 2018

Babai i Aulona Mustës habit të bijën në mes të emisionit: Më ke zhgënjyer


Moderatorja e njohur Aulona Musta ka pasur shansin që të intervistojë live babanë e saj, ish-portierin Perlat Musta.

Teksa ishin të ftuar në emisionin “Top Arena”, ajo zuri vendin e Edi Manushit për të folur për ndeshjet e këtij botërori bashkë me të atin. Por intervista mes tyre nuk u përqendrua vetëm mbi futbollin.

Aulona e pyeti të atin nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë dhe në këtë moment ishte ai që e surprizoi.

“Po, më ke zhgënjyer njëherë. Kur as më njihje e as të njihja. Kjo sepse para se ti të vije në jetë unë dëshiroja të lindje djalë”, ka thënë portieri legjendar i Partizanit duke shtuar gjithashtu se është krenar që është babai i saj.

Ky ka qenë një moment i veçantë për të dy, të cilët ishin shumë të emocionuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al