23 Maj, 2019

Babai i Alban Skënderaj flet për lindjen dhe fëmijërinë e këngëtarit: I rrisnim flokët… (VIDEO)


Mbrëmja e djeshme e emisionit “Soiree”, iu dedikua një prej këngëtareve më të dashur të dashur të publikut shqiptar, Alban Skënderaj.

Në mesin e të ftuave, nuk mund të mungonte babai i tij, Qerim Skënderaj, i cili ka zbuluar disa detaje nga fëmijëria e Albanit. Gjithashtu ai tregoi edhe disa momente që kanë mbetur në memorien e tij.

“Albani ka një të mirë që ka qenë gjithmonë koherent. Gjithçka e ka bërë në kohë. Edhe shkollën e ka bërë në kohë, patentën e ka marrë në kohë, të dashurën e ka gjetur në kohë. Edhe vajzën e ka bërë në kohë”, është shprehur Qerimi.

Më pas moderatorja e emisionit, Joniad Shehu e pyeti për momentin e ardhjes në jetë të Albanit, i cili ka lindur në Lushnjë dhe jo në Vlorë.

“Ajo që dua të tregoj është se kur mora lajmin e lindjes së tij, se lajmin ma dha djali i madh që ishte 8 vjeç, më tha: ‘Mami është mirë. Lindi prap djalë. Arbri qau’. Albani ka qenë gjithmonë i privilegjuar sepse ka pasur 2 vëllezër më të mëdhenj”, shtoi babai i këngëtarit të njohur.


Më pas Qerimi zbuloi se fillimisht të gjithë po prisnin që të bëheshin me vajzë, por në fakt erdhi në jetë sërish një djalë. Për këtë arsye, për pak kohë ato i rrisnin flokët dhe e mbanin Albanin si vajzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al