26 Shtator, 2019

Baba për herë të parë… Gaz Paja zbulon gjininë e bebit


Aktori Gaz Paja dhe e bukura e tij, Ira, janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë. Ky lajm ka kohë që është bërë i ditur. Por ajo që nuk dinim ende është gjinia e bebit që pritet së shpejti të vijë në jetë.

I ftuar në emisionin “Soire” me Jonida Shehun, Gazi po fliste për raportin me Erion Veliajn dhe kështu zbuloi padashje gjininë e bebit. Dhe fëmija i tzre i parë do të jetë pikërisht djalë.

“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke treguar në këtë mënyrë gjininë e fëmijës.

“Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida.

“Po ne presim një djalë”, tha aktori i njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al