10 Korrik, 2018

Avion privat, resort dhe roje, ja ku po i kalon pushimet në Greqi Kristiano Ronaldo


Kristiano Ronaldo ka filluar pushimet pas Kupës së Botës pasi u eliminua me Portugalinë, dhe tashmë është shumë pranë kalimit tek ekipi i Juventusit. Por, portugezi duket se po shijon pushimet, edhe pse e gjithë vëmendja është përqendruar tek merkato.

Ai gjendet në Greqi me të dashurën Xhorxhina Rodrigez, si dhe me disa pjesëtarë të familjes. Në foto duken dy të dashuruarit në një varkë, ata janë shumë pranë, dhe mesa duket kanë edhe për të ngrënë. Atje thuhet se ka mbërritur me avionin privat, dhe më pas me një helikopter në një resort jashtë syrit të publikut.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al