29 Shtator, 2017

Aurela Hoxha rrëfen për takimin me Leo di Caprio-n: Lash nam me atë që i thashë


Modelja dhe blogerja e njohur Aurela Hoxha sapo është kthyer nga java e modës në Milano, një nga eventet më të rëndësishme të kësaj industrie që bashkon emrat më të njohur të modës dhe modelingut.

Mëngjesin e sotëm ajo ka qenë e ftuar në “Ëake Up” ku  ka folur për këtë ekperiencë dhe për takimin e famshëm të saj me aktorin hollivudian Leonardo Di Caprio.

Moderatorët e kanë pyetur për të shuar kuriozitetin e të gjithëve se si ka qenë takimi i saj me aktorin e famshëm dhe çfarë kanë biseduar ata. Epo duket se gjërat nuk janë ashtu siç kemi menduar pasi Aurela paska bërë një gafë të madhe.

‘Unë i thashë një gjë, të cilën e di vetëm unë dhe im vëlla, sepse kisha shumë turp t’ja thosha gjithë të tjerëve, ngaqë unë bëra një lapsus. Lashë nam, por jo aq shumë duke qenë se vijoj të kem ftesa për të gjitha pritjet që ai bën!’- u shpreh duke qeshur ajo.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al