18 Shtator, 2019

Aurela Gaçe publikon videon romantike, shkëmben puthje me bashkëshortin


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, ditën e sotme do të mbajë një koncert në “Amfiteatri i Tiranës”.

Por pak ditë para koncertit, ajo ka nisur provat me orar të zgjatur dhe është kujdesur që çdo detaj të jetë perfekt.

Aurela ka zbuluar se mbështetja e saj më e madhe është bashkëshorti, i cili është kujdesur për gjithçka. Këngëtarja ka publikuar sot një video në “Instastory” ku shfaqet duke u puthur në buzë me partnerin, Skerdi.

“Njeriu që më mban, ja kështu me dashuri. Ai ka gjithë ditën këtu, kujdeset për gjithçka”, shkruan Aurela në video.

Në çdo event apo dalje të rëndësishme të këngëtares, ai ka qenë pranë saj për ta mbështetur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al