18 Korrik, 2018

Aurela Gaçe bën urimin prekës për ditëlindjen e motrës: Mendoja se ishe bebja ime!


Pa dyshim që Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë merr vëmendjen dhe komentohet gjatë nga mediat dhe publiku.

Për Aurelën dita e sotme është mjaft e veçantë. E motra, Blerta feston ditëlindjen. Këtë e ka bërë të ditur vetë Gaçe nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagran”, ku i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese.

Teksa ka publikuar një foto ku shfaqen të dyja bashkë, këngëtarja e njohur ka prekur me urimin, duke treguar se sa e veçantë është Blerta për të dhe ka zbuluar dhe se e ka konsideruar gjithmonë si beben e saj.

“E falënderoj Zotin qe te solli ne jetën time si dhurate shume te çmuar… nuk doja te beja hartime këtu ne rrjetet sociale, por sot ti ke ditëlindjen e je kaq larg me kilometra e motra s’te perqafon dot .por dua ta dine te gjithë se ndihem me fat qe kam një motër si ty. Gëzuar motra ime , pusha ime ( Dikur mendoja se ishe edhe bebja ime, sepse ashtu sillesha me ty, sikur isha mami, duke te mbrojtur edhe kur s’ishte nevoja) . Sot ti s’ke me nevoje për mbrojtje, sepse u rrite e punon shume për te arritur qëllimet e tua… e mua, paçka se s’ta them shpesh , me behet zemra mal. Me bën te ndjej krenari..Edhe pse je larg, dashuria ime vjen atje ku je ti me energji, jo se jam magjistare, por kështu janë motrat për njëra- tjetrën …gjithmonë aty, shpirtërish”, shkruan Aurela në urimin dedikuar të motrës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al