1 Maj, 2024

“Aty filloi çdo gjë. Kishim një kimi…”/ Diola Dosti zbulon si u njoh me biznesmenin kosovar: I thashë vetes po ndodh një gjë e madhe


Nutricionistja Diola Dosti prej kohësh po shijon romancën e saj të re të dashurisë me biznesmenin kosovar.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e saj të re të dashurisë.

Diola tregoi se është njohur me Erolldin në koncertin e Vesa Lumës, ku kanë folur rreth 4 orë së bashku dhe aty kanë kuptuar se kanë një kimi me njëri-tjetrin.

Ish-banorja e “BBV”, tha takimi i dytë ka ndodhur në mënyrë rastësore në një koncert të shoqes së saj në Gjakovë, ku edhe Erolldi ishte i ftuar dhe gjatë kërcimit së bashku Diola ka kuptuar se po ndodh një gjë e madhe mes tyre.

“Jemi njohur para disa kohësh në koncertin e Vesa Lumës. Kur shkova pashë që ai ishte i shoqëruar me Isida Mollaymeri dhe ndërkohë karriget i kishim afër me njëri-tjetrin. Aty filloi çdo gjë, ishte një kimi, çdo gjë erdhi natyrshëm. Ka qenë shumë intersante sepse dukej se gjërat ishin planifikuar nga një forcë tjetër. Një mikeshë e imja që është një soprano e njohur në Kosovë më bën një ftesë për 17 shkurtin në Gjakovë dhe ai kishte marrë të njëjtën ftesë nga një organizatorë i atij eventi. Zhvilluam një bisedë  për 4 orë dhe pamë që ora kishte kaluar. Aty ishte ajo shkëndija më e fortë. Nuk po kërcente askush dhe ne u çuam të kërcenim, shikoja vetëm Erolldin dhe aty thashë Diola po ndodh një gjë e madhe. Kam qenë shumë e tërhequr, kam menduar në forma të ndryshme por për herë të parë vendosa të ndjek zemrën”- tregoi Diola.

Përsa i përket asaj që i pëlqen më shumë te partneri i saj i ri, nutricionistja tha se Erolldi i jep shumë qetësi, duke treguar se ndonëse nuk ka shumë kohë që e njeh asaj i duket sikur ka një jetë që janë së bashku.

Më pëlqen që më jep shumë paqe. Në pamje të parë duket sikur skemi asgjë të përbashkët, por Kam që në shkurt që e njoh por më duket sikur kam një jetë që e njoh. Është një ndjenjë një emocion që nuk mund ta përshkruaj me fjalë”– tha Diola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al