19 Mars, 2024

Atmosferë fantastike në grumbullim/ Këtë herë “prime-n” e kapin “balerinët” e Kombëtares, realizojnë trendin e fundit të rrjeteve sociale (VIDEO)


Kombëtrja “kuqezi” ka nisur grumbullimin që të dielën, ndërsa pjesë më e madhe iu bashkua grupit të hënën dhe të ditën e sotme (19 mars) zbarkuan  në Tiranë dhe dy të fundit, Naser Aliji dhe Qazim Laçi.

Ashtu si gjatë të gjithë eliminatoreve, atmosfera brenda kampit vazhdon të jetë fantastike.

Së fundmi në rrjetet sociale,  Federata ka shpërndarë një video ku shihen tre yjet e kombëtares, Nedim Bajrami, Taulant Seferi dhe Ylber Ramadani të cilët realizojnë trendin e fundit,  “O i lume une”, që është realizuar edhe nga Ledion Liço dhe ish-banorët e BBV në prime-n e fundit.

Shiko KËTU videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al