8 Shtator, 2021

Atdhe Xharavina publikon videon e Bora Zemanit dhe bën deklaratën e papritur për moderatoren


Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ngriti dyshimet para disa muajsh se vajza që i ka pëlqyer më shumë gjatë rrugëtimit të tij në programin e dashurisë ishte pikërisht Bora Zemani.

atdhe xharavina bora zemani (2)

Kur u pyet gjatë një interviste se cila nga vajzat i kishte bërë më shumë përshtypje nënës së tij, Atdheu u shpreh se nuk ia vlente ta tregonte pasi nuk ishte asnjëra prej ish-konkurrenteve, duke i bërë të gjithë të mendojnë se bëhej fjalë për Bora Zemanin. Veprimi i fundit i Xhavarisë i ka ngritur edhe më shumë dyshimet se ai ende e pëlqen moderatoren.

atdhe xharavina bora zemani (4)

Djali nga Kosova publikoi mbrëmjen e djeshme në Instastory një video të realizuar gjatë transmetimit të “Për’puthen” në këtë sezon të ri. Në të shihet fillimisht fytyra e borës e më pas një plan më i gjerë ku duken si Bora, ashtu edhe Arjan Konomi, i cili është sërish opinionist i këtij programi.

atdhe xharavina bora zemani (7)

Krahas postimit, Xharavina shkroi: “Tash që po e shof përmes ekranit, po më mungon shumë”.

Kjo deklaratë ka bërë që të gjithë ndjekësit e ish-konkurrentit të besojnë se nuk i dedikohet emisionit, por pikërisht Bora Zemanit.

atdhe xharavina bora zemani (8)

Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj.

atdhe xharavina bora zemani (5) atdhe xharavina bora zemani (1) atdhe xharavina bora zemani (3) bora zemani atdhe xharavina bora zemani atdhe xharavina (5) bora zemani atdhe xharavina (4) bora zemani (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al