5 Dhjetor, 2017

Asnjë inat mes tyre, djemtë e “Stopit” takohen miqësisht me ata të “Fiksit”


Kur nisi “Fiks Fare”, rreth 10 vite më parë, u cilësua me të vërtetë si një risi televizive për shqiptarët, ndërkohë që formate të tilla kishim parë në ekrane të huaja. Pothuajse gjithë javës në ekran, Saimir Kodra dhe Genti Pjetri (Doktori) ishin bërë një çift unik dhe dukej si i pazëvendësueshëm për faktin se nuk ishin thjesht aty si moderatorë. Ata ishin edhe personazhe në rolet e tyre. Kur u ndanë, dukej sikur “Fiksi” apo ndonjë format i ngjashëm me të, nuk do të kishin të njëjtin sukses. Por, jo, në fakt u vërtetua shprehja e famshme se asgjë dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm. Tashmë kemi dy formate të ngjashme të programeve investigative.

Është “Fiks Fare” me një karrierë të gjatë dhe “Stop”, që ka tashmë disa vite, duke u familjarizuar me teleshikuesit. Në fakt, duket sikur konkurrenca mund t’i ketë bërë këta personazhe që të shihen gati-gati si kundërshtarë. Por, jo, në takimin e festave të nëntorit te Pallati i Brigadave, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, protagonistët e këtyre emisioneve janë takuar me shumë dashamirësi me njëri-tjetrin. Saimiri dhe Genti kanë takuar dy çunat e “Fiksit”, Devisin dhe Dorianin. Por ajo që ra në sy ishte fakti se edhe pse në të njëjtin ambient, Saimiri shmangu takimin me Filip Çakulin, drejtorin e “Fiksit” dhe shefin, por edhe mikun e Saimirit, për aq vite sa punuan bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al