9 Korrik, 2018

Artan Imami sjell gjithë familjen për të parë Teatrin e ri


Aktori i njohur Artan Imami erdhi në inaugurimin e Teatrit të ri, të pagëzuar me emrin “Turbina”, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nga vajza e tyre e vogël. Ai ka qenë që në fillim pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

 

Madje, aktori biznesmen, ka bërë diçka më shumë se kolegët, ai ka mbledhur firma ku aktorë të ndryshëm kërkonin shembjen e këtij teatri dhe firmat i janë dorëzuar Presidentit të Republikës. Me këtë dokument, iu hap rruga Parlamentit për të miratuar me ligj shembjen e Teatrit Kombëtar. Dhe meqë i pëlqejnë kaq shumë godinat e reja të teatrit, ai nuk mund të mungonte në këtë inaugurim, i shoqëruar nga familja e tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al