18 Maj, 2021

Arsyet pse personazheve të “Disney-t” u mungojnë nënat e tyre janë…


Megjithëse filmat e animuar të “Disney-t” janë shumë të dashur për audiencën, me historitë e tyre të bukura dhe tërheqëse, është e lehtë të vëresh se në shumicën e tyre mungon figura e mëmësisë. Kjo mund të na ketë bërë shpesh të pyesim veten pse mungon një person kaq i rëndësishëm.

Këtu do të gjeni arsyet pse këto personazhe nuk shoqërohen nga nënat e tyre dhe çfarë ndikimi ka kjo në gjithë historinë, sipas “Bright Side”.

Tregimet kanë të bëjnë me rritjen

princeshat pa nena (1)

Bambi, Hirushja, E Bukura dhe Bisha, Rapanzëll etj, ose nuk i kanë ose i humbin nënat e tyre që në fillim të historisë. Për shkak të kësaj, personazhet rriten nga baballarët e tyre. Nëse mendoni se kjo është vetëm një rastësi, nuk është kështu. Këto personazhe vendosen qëllimisht në situata të vështira konstante dhe ekziston një arsye pse.

princeshat pa nena (1)

Përgjigja vjen nga prodhuesi ekzekutiv Don Hahn. Ai deklaron se filmat e Disney kanë të bëjnë me rritjen. Hahn thotë: “Një arsye është praktike, sepse filmat janë të gjatë 80 ose 90 minuta, si dhe janë rreth rritjes. Ata kanë të bëjnë me ato ditë të jetës tënde kur duhet të pranosh përgjegjësinë.”

princeshat pa nena (2)

Hahn gjithashtu ka një tjetër shpjegim tjetër pse personazheve të Disney u mungojnë nënat e tyre. Në këtë rast, është një teori e lidhur me krijuesin, Walt Disney. Ai pasi bleu një shtëpi për prindërit e tij në vitet 1940, humbi nënën e tij në një aksident tragjik. Hahn shprehet se, kjo mund të jetë një arsye pse personazhet gjithashtu e kanë nënën e tyre të zhdukur.

princeshat pa nena (3)

Duke marrë parasysh që një figurë e nënës do të thotë siguri dhe kujdes, tani bëhet e qartë pse personazhet në filmat Disney rrallë kanë nëna. Duke mos i pasur pranë, protagonistët detyrohen të rriten me shpejtësi, të marrin vendime dhe … të shkruajnë historitë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al