20 Prill, 2022

Arrestohet reperi A$AP Rocky, ja arsyeja


Reperi A$AP Rocky është arrestuar këtë të mërkurë në një aeroport në Kaliforni.

Lajmi është konifrmuar nga TMZ, ku dëshmitarët okularë në aeroport treguan se reperi fluturoi në Los Anxhelos nga Barbados me një avion privat, dhe u prit nga policët në terminal ku më pas u mor me pranga në duar.

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, thuhet se ka qenë nën hetim nga LAPD për përfshirjen e tij të dyshuar në një sulm me armë në nëntor të vitit të kaluar.

Pas një urdhër kontrolli, policia hyri në shtëpinë e reperit, duke u larguar me një kuti me prova të mundshme, megjithëse është e paqartë se çfarë kishte brenda.

Burimet për TMZ thanë se Rocky u dërgua në selinë e LAPD-së për t’u marrë në pyetje.

Polica tha se A$AP e njihte viktimën e supozuar dhe të shtënat ndodhën pas një debati mes të dyve. LAPD thotë se ata punuan për të vërtetuar informacionin që viktima u tha atyre për incidentin e supozuar, gjë që i ndihmoi ata të identifikonin Rocky-n si të dyshuar.

Viktima, e cila mbijetoi, i tha më vonë policisë se reperi, ishte duke ecur me dy të tjerë kur iu afrua me një pistoletë në dorë. Sipas raporteve të policisë, viktima pretendoi se Rocky qëlloi drejt tij tre deri në katër herë duke shtuar se një nga plumbat i kishte rrëmbyer dorën e majtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al