13 Mars, 2018

Armina Mevlani në kohën e adoleshencës, zbulon pasionet e saj të fshehta (FOTO)


Ajo është një ndër blogeret shqiptare më të kuruara për sa i përket pamjes së saj të jashtme. Bëhet fjalë për Armina Mevlanin, e cila gjithmonë e ka treguar fiksimin e saj për veshjet e kjo tashmë është shndërruar jo vetëm në pasion, por edhe në profesionin e blogurës.

E mesa duket edhe në adoleshencën e saj kur nuk ka pasur mundësitë ekonomike që ka sot, Armina ka ditur të vishet bukur edhe pse jo me veshje të shtrenjta.

Një gjë të tillë e ka vërtetuar me disa fotografi që blogerja ka publikuar në “Instastorie” që nga adoleshenca e saj.

Në ato fotografi, ajo shfaqet një vajzë e thjeshtë, e brishtë dhe e bukur. Gjithashtu Armina zbulon edhe pasionet e saj për gatimin, lojën e golfit apo dëshirën për t’u stërvitur në palestër.

Një vajzë e thjeshtë, e brishtë, e bukur dhe zbulon edhe pasionet e saj për gatimin, lojën e golfit apo dëshirën për t’u stërvitur në palestër.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al