24 Maj, 2019

Armina Mevlani e gëzuar për ëndrrën që iu bë realitet: Mu mbushën sytë me lot… (FOTO)


Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka qenë një ndër shqiptaret që ka parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Një ditë më parë, ajo ka zbuluar për fansat e saj se ka bërë realitet një ëndërr, e për këtë Armina është mjaft e gëzuar.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, Mevlani tregon se në tapetin e kuq ka parakaluar e veshur me fustanin e Vivienne Westwood, që është e preferuara e saj gjithmonë.

Madje ajo ka rrëfyer se kur ka marrë fustanin, asaj i janë mbushur sytë me lot, pasi nuk e kishte menduar ndonjëherë që një ëndërr e tillë do t’i bëhej realitet.

“Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet ❤️”, shkruan Armina bashkëngjitur me foton ku shfaqet e veshur me fustanin që ajo e pëlqen kaq shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al