3 Tetor, 2017

Armela Hyseni u përgjigjet akuzave për operacione plastike: Ja çfarë kam bërë


 

Armela Hyseni, konkurrentja e BB9 , ka qenë ditën e sotme pjesë e lajmeve rozë për shkak të një fotoje që po qarkullon në rrjet , në të cilën Armela dukej shumë më ndryshe nga sot.

Edhe pse komentet se ajo ka realizuar disa operacione plastike kanë qenë të shumta dhe akuzueses, ajo e ka një përgjigje për fansat dhe për lajmet referuar asaj.

Në një prononcim për Blitz.al, Armela është shprehur se në fakt ajo ka qenë gjithnjë e hapur dhe e sinqertë për çdo ndryshim që ka bërë.

“Nuk mund të shkëpusësh një pjesë ku ti je në një pozicion të keq në një video. Unë kam qenë 15 vjeç atëherë dhe e kuruar keq, e papërshtatshme për moshën. Sa për operacionet, se më nxorën sikur i kam të gjitha të bëra… unë kam bërë buzët dhe hundën.”,- shprehet Armela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al