30 Shtator, 2017

Armela e “BB9” feston 22-vjetorin, ja kush i përcjell urimin më të ëmbël


 

Armela Hyseni, bukuroshja që u bë e njohur falë pjesëmarrjes në edicionin e 9 të “Big Brother”, feston sot ditëlindjen. Armela bën plot 22 vjeçe.

Ajo ka nisur të ndajë pak nga pak në rrjetet sociale urimet e dhuratat. Por besojmë se dedikimi më i veçantë për të, do të mbetet ai i të ëmës.

Zonja Eglantina Hyseni ka shkruar disa fjalë zemre për të bijën, duke i thurur si poezi. Ajo i tregon Armelës të gjithë dashurinë e krenarinë e saj duke shkruar se koha ka kaluar shpejt qëkur ajo ishte një vogëlushe dhe tanimë është një vajzë e rritur, por që e bën atë të ndihet një mami e lumturuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al