12 Maj, 2020

Arilena Ara sjell versionin zyrtar të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision


Arilena Ara ka sjellë versionin zyrtar të këngës që do përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision.

Këngëtarja, e cila u shall fituese e Ftestivalit të RTSH, solli pak kohë më parë vetëm versionin audio të këngës.

Ndësa tani është publikuar versioni zyrtar i këngës “Fall From the Sky” me videoklip.

Padyshim që kënga do të jetë një sukses, me interpretimin e shkëlqyer të Arilenës. E veshur me të  bardha, ajo këndoi “Fall From The Sky” plot emocion.

Kënga ishte përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion por festivali i madh i këngës u anulua për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Nuk dihet ende nëse Shqipëri do të përzgjedhë një tjetër këngëtare për të përfaqësuar vendin tonë vitin e ardhshëm apo do jetë Arilena Ara që do marrë pjesë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al