11 Qershor, 2019

Arian Çani ndihet fiks fare, me njerëzit e “Fiks”-it


Arian Çani, moderatori simpatik i programit “Zonë e lirë”, njihet për pasionin e tij për sportin. Kushdo që e takon Çanin në rrugë, në supermarket, në vrap, në qendër komerciale, ai do jetë gjithnjë i veshur me tuta si në këtë foto.

Por e veçanta në këtë rast është se Çani takon stafin e programit “Fiks Fare”, me të cilët duket që ka shumë miqësi dhe po komunikon ne mënyrë mjaft intime. Por ajo që kemi vënë re në disa foto paparazz të këtij lloji, është se Çani e ka zakon që kur takon njerëz të njohur të cilët rrinë në bare, në përgjithësi nuk ulet, por të gjithë bisedën, edhe nëse zgjat, e bën në këmbë.

Mesa duket, kjo është pjesë e displinës sportive që po e praktikon Çani, rrugë e cila e çoi në humbjen e shumë kilogramëve disa vite më parë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al