7 Qershor, 2019

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen, Joni i bën urimin special: Edhe pse nuk jam fizikisht atje… (FOTO)


Kantautori dhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, feston sot ditën e lindjes. Në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe familjarët.

Një urim të veçantë e ka marrë nga djali i tij, Joni, i cili edhe pse ndodhet shumë larg Shqipërisë, me zemër është gjithmonë pranë familjes së tij.

E duke qenë se e ka të pamundur që të jetë pranë babait të tij për të festuar ditëlindjen, ai ka zgjedhur që ta urojë nëpërmjet një postimi në profilin e “Instagram”-it.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”, shkruan Joni bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me Arditin.


Moderatori duket se është emocionuar nga ky urim i të birit, e ka vendosur që ta ripostojë në llogarinë e tij në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al