21 Nëntor, 2019

Ardi Asllani ndan mikeshat e ngushta, hyn mes Arjola Shehut dhe Evi Reçit. Ja çfarë ndodhi


Janë të rralla miqësitë në radhët e vajzave të showbizz-it shqiptar e në këtë grup duket se bëjnë pjesë edhe dy prezantueset, Arjola Shehu dhe Evi Reçi.

Ndonëse janë rivale në ekran, Evi në “Vizion Plus” dhe Arjola Shehu në “Ora News”, kjo nuk i pengon dy vajzat që të jenë shoqe të mira.

Këtë e dëshmoi vetë postimi i fundit në “Instagram”-in e Arjolës, e cila së bashku me Evin ka shijuar ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania Stadium”.

Por një mik ka hyrë në shoqërinë e tyre, duke i ndarë dy mikeshat.

Fjala është për stilistin e njohur Ardi Asllani, i cili është fotografuar në eventin e përvitshëm të Kalendarit të “Miss Shqipëria”, të regjisorit Petri Bozo.

Ai është parë të ndërhyjë mes tyre në bisedë, duke i ndarë për pak mikeshat nga bisedat e tyre private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al