11 Maj, 2020

Arbana Osmani në pritje të fëmijës së dytë, ndihet më mirë se kurrë


Arbana Osmani në ditën e lindjes së saj dhe partnerit Eduart Grishajt njoftoi se ishte shtatzënë.

Një lajm i bukur ky për çiftin që janë në një lidhje prej disa kohësh. Por pavarësisht shtatzënisë, moderatorja është rikthyer në punë dhe thotë se ndihet më mirë se kurrë.

Ajo publikoi një foto nga ambientet e punës duke buzëqeshur dhe shkruan: “Në punë. Asnjëherë nuk jam ndier më mirë.”

Edhe pse Arbanës ende nuk i duket barku, Eduarti ka nisur të mendojë për të ardhmen e fëmijës.

I ftuar në “E diell”, regjisori u pyet se ç’profesion do të dëshironte të kishte fëmija i tij në të dyja rastet, nëse do të ishte vajzë ose djalë.

“Nqs është gocë ta bëjmë regjisore, nqs është çun, meqë jemi këtu tek “Procesi”, ta bëjmë futbollist edhe atë. Por futbollist pa thinja, si këta të kampionatit shqiptar!”– tha ai.

Ndërkohë burime për Panorama Plus thanë se moderatorja dhe partneri i saj nuk e kishin planfikuar fëmijën por e kanë mirëpritur si një dhuratë nga Zoti.

Ndërkohë, për të gjithë fansat e saj që presin një ceremoni dasme nga Arbana, ajo nuk ka për t’ua dhënë këtë kënaqësi, pasi nuk i pëlqen të vishet nuse në jetën reale, gjë që e ka bërë një herë të vetme për një sfilatë fustanesh nusërie.

Vitin e kaluar, Arbana Osmani dhe regjisori i të saj dolën në publik të kapur dorë për dore si të fejuar për herë të parë.

Për deklarimin e lidhjes zgjodhën premierën e filmit të parë të Eduart Grishajt, me titull “Gjyshja”.

Ndërkohë Arbana Osmani ka edhe një djalë me ish bashkëshortin e saj.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al