27 Tetor, 2022

Arbana Osmani bëhet gati për nisjen e “Big Brother VIP 2”: Na mori malli!


Arbana Osmani ka kujtuar për ndjekësit e saj në Intagram një ndër momentet më të bukura në “Big Brother VIP”.

Moderatorja duket se është bërë nostalgjike teksa publikoi një video gjatë spektaklit ku ajo thërret banorët: Yjeee mirëmbrëma!

Krahas postimit Arbana shkruan se e ka marrë malli dhe lajmëron se së shpejti do të nisë dhe spektakli.

“Sikur filloi të na marrë malli”- shkroi ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Kujtojmë se Arbanën tashmë do ta shikojmë dhe si aktore në filmin më të ri “Sofia” me regjisor partnerin e saj Eduard Grishajn.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Grishaj u shpreh se nuk e ka aspak të lehtë të punojë me partneren e tij pasi ajo bën shumë dubla. Ajo do të luajë rolin e saj ku do të moderojë emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur”. Sipas tij, Arbana kishte menduar se do të ishte diçka e lehtë por ndodhi e kundërta.

Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte”- tha ai teksa ishte i ftuar në “Euronews”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al