16 Janar, 2022

Antonela Berisha flet hapur: Ja kush janë dy personazhet më fals të “Big Brother VIP”


Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Antonela Berisha përmendur dy emra, si dy prej personazheve më fals në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

anto

E ftuar në “E Diell”, ajo tha se Iliri dhe Arjola janë dy personazhet më pak të vërtetë në “Big Brother VIP”.

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.

Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me aktoren Arjola Demiri, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al