16 Prill, 2019

Angelina Jolie dhe Brad Pitt marrin hapin e radhës, tashmë zyrtarisht…


Dy vite më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt dhanë lajmin “bombë”, çifti i famshëm i “Hollywood-“it po divorcohej. Ndarja e tyre erdhi pas dy vitesh martesë, por plot 12 vite bashkë.

Ndërkohë së fundmi është bërë e ditur se dy aktorët e famshëm tashmë janë zyrtarisht beqarë. Të premte, 43-vjeçarja dhe 55-vjeçari kanë rivendosur ligjërisht statusin e tyre si beqarë në gjendjen civile.

Media “Blas” ka siguruar një pjesë të dokumentit. “Pavarësisht se ata nuk bien dakord për gjithçka, rrallë debatojnë. Brad dhe Angelina janë në një pikë tani që mund të diskutojnë me qetësi për fëmijët e tyre. Janë të dy shumë të dedikuar për t’i edukuar dhe për t’i rritur së bashku fëmijët. Tani fëmijët kalojnë kohë me të dy prindërit dhe janë të lumtur”, tha një burim.

Gjithashtu thuhet se Angelina dhe Brad janë ende në negociatat për kushtet e tjera të divorcit, përfshirë ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë për gjashtë fëmijët e tyre.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 12 dhe binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al