8 Qershor, 2023

Angelina Jolie bën ndryshimin drastik në pamje, ja si duket aktorja (Foto)


Aktorja e njohur Angelina Jolie konsiderohet si një ndër femrat më tërheqëse në ‘Hollywood’.

Pavarësisht se ne jemi mësuar që ta shohim të thjeshtë, ajo ka vendosur që ti surprizojë fansat me një ndryshim të madh në pamjen e saj.

Aktorja e “Miss and Mister Smith”ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u kthyer në bionde, ku duket më seksi se asnjëherë më parë.

Superylli përgjatë shumë viteve i ka mbajtur flokët në ngjyrë të errët, pasi thjeshtësia është një ndër veçoritë që e karakterizon aktoren.

Kujtojmë që disa ditë më parë ish-bashkëshorti i saj Aktori i njohur Brad Pitt ka akuzuar atë se ajo ka shitur  fsheurazi aksionet nga prona e tyre e përbashkët e kantinës së verës Château Miraval, për t’iu kthyer ‘betejës’ për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al