1 Maj, 2021

Ana Lleshi në lidhje me Atdhe Xharavinë? Ja çfarë i bëri bashkë sërish ish-konkurrentët e “Për’puthen”


Ana Lleshi është një ndër ish-konkurrentet që shkaktoi më shumë zhurmë gjatë dhe pas daljes nga “Për’puthen”.

atdhe xharavina, ana lleshi (3)

Në fillim ishin fotot intime me Arjon Lulin në shtrat që qarkulluan në rrjet e më pas, edhe romanca e saj me Arsim Abdulin, që përfundoi brenda disa javëve.

ana lleshi arsim abduli (4)

Mirëpo, ish-konkurrentja pati edhe një histori shumë të bukur me Atdhe Xharavinë, që u ndërpre në mes për shkak të përjashtimit të saj nga programi.

ana lleshi atdhe xharavina (6)

Së fundmi, Atdheu dhe Ana janë bërë sërish bashkë dhe arsyeja është projekti i ri i Lleshit, sipas “Prive”. Ajo do të sjellë së shpejti një këngë dhe si protagonist të saj ka zgjedhur pikërisht djalin nga Kosova. Por diskutimi mes tyre ngriti dyshime se janë rikthyer bashkë.

Ndonëse ka pasur shumë oferta për të qenë protagonist i videoklipeve të këngëve të ndryshme, Atdheu u shpreh se arsyeja pse e pranoi ftesën e Anës ishte se ajo ka qenë e veçantë për të.

arjon luli, ana lleshi, serena sula (3)

Unë mendoj që nuk ka arsye të bëhet xheloz askush, të paktën për atë që ka para kamerave. Prapaskenat tregoi ti, nuk prononcohem”,- tha Ana, kur u diskutua për takimet e Atdheut me Antonela Berishën.

ana lleshi arsim abduli (6)

Të zgjodha ty se të ndjej afër vetes dhe mendoj që do jesh nga ata njerëzit që gjithmonë do mbetesh në jetën time, në një formë apo në një tjetër dhe ti e di që të vlerësoj shumë”,- tha Lleshi për konkurrentin.

atdhe xharavina, ana lleshi (2)

Takimet e para në program Ana i realizoi me Fation Kuqarin, me të cilin tregoi një afrimitet të menjëhershëm.

ana lleshi arsim abduli (3)

Është një njeri që unë e respektoj realisht shumë. Do më dukej injorancë nga ana ime të thoja një gjë negative për të, sepse e dua shumë si njeri”,- tha Ana për Kuqarin.

ana lleshi, melisa lleshi, fatjon kuqari (4)

Unë kam shumë kohë për dashuri dhe prandaj duhet të quhem ‘Përkushtim’ dhe jo ‘Vëmendje’ (siç Arsimi e quajti pas ndarjes), por njerëzit ndoshta nga përkushtimi i tepërt dëmtohen. Momentalisht jam e përkushtuar ndaj muzikës”,- tregoi ajo për dashurinë dhe planet e së ardhmes.

ana lleshi arsim abduli (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al