11 Shtator, 2017

Ana Lika në ‘Dance with me’: Unë nuk kam ardhur për pikët këtu, por për burrë…!


Sot në ekranin e Tv Klan ka startuar edicioni i ri i spektaklit të vallëzimit ‘ Dance with me’ . Një ndër pjesëmarrëset e këtij edicioni të ri është edhe aktorja Ana Lika, e cila duket se e ka marrë garën e spektaklit me tërë satisfaksionin e mundshëm.

E ngacmuar nga Berti, pas performancës së saj me Albin, Ana mori mikrofonin dhe foli jo vetëm për veten, por edhe për Albin, duke u fokusuar në cilësitë e tij më të mira – si një djalë i denjë për një “kandidat” të mundshëm.

Duke përfituar nga rasti, Berti i kërkoi Anës dhe Albit të tregojnë edhe një lloj emocioni tjetër përballë publikut, meqenëse i është dhënë kjo hapësirë dhe mundësi. Pas kësaj, Ana e pranoi dhe tha se “drejt asaj rruge jam” duke e përforcuar më shumë idenë e saj, qëllimin tjetër veç vallëzimit. Pasi Alketa kërkoi pikët e jurisë, ajo tha: “Unë nuk kam ardhur për pikët këtu, kam ardhur të gjej një burrë dhe të iki…”, – tha Ana dhe kaq mjaftoi që publiku të shpërthejë në të qeshura dhe në duartrokitje.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al